Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit të PD-së në Sarandë, u gjetën brenda tij dy emigrantë të paligjshëm
👁12677
Një shofer autobusi ka rënë në pranga në Igumenicë, pasi ka qenë duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë. Lajmi bëhet me dije mediat greke, të cilat shkruajnë se shoferi i autobusit është arrestuar mëngjesin e sotëm pas kontrollit të ushtruar nga policia në autobusin të cilin po drejtonte. Autobusi ishte në pronësi të agjencisë ‘Ahmeti Travel’ dhe gjatë kontrollit në autobus u gjetën dy emigrantë të paligjshëm të cilët po tentonin të kalonin drejt Greqisë. Në kuadër të hetimit paraprak, autobusi u sekuestrua, ndërsa të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Thesprotisë....