Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sekuestrohen 276 ha tokë në Fier, Prokuroria: U përfitua me dokumente false, vendimi për pronësinë u firmos…
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar dje 276 hektarë tokë, e cila dyshohet se është përfituar me dokumente te falsifikuara. Toka ndodhet në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, ndërsa Prokuroria e Fierit thotë se ka nisur hetimet për dy vepra penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’. Hetimet kanë zbuluar se personi me inicialet T.Zh. ka përfituar tokën përmes dokumenteve të falsifikuara dhe pasuria është ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes dhe dhurimit. Nga hetimet, ka rezultuar se personi T.Zh. ka përfituar tokën duke përdorur një vendim të Komisionit të...