Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një vizite të paparalajmëruar në Izrael, raportoi Axios. Takimi u zhvillua të hënën, ndërsa deri më tani nuk dihen detajet e diskutimeve. Agjencia Reuters raportoi se nuk kishte arritur ta konfirmonte menjëherë vizitën, ndërsa Pentagoni dhe ambasada izraelite në Uashington nuk kishin dhënë komente. Vizita zhvillohet në prag të zgjedhjeve parlamentare në Izrael, në një kohë kur kryeministri Netanyahu përballet me pasiguri politike. Sondazhet sugjerojnë se koalicioni i tij nacionalist dhe fetar mund të humbasë shumicën në parlament, megjithëse edhe opozita mund të ketë vështirësi në formimin e një qeverie të re. Presidenti amerikan Donald Trump shprehu të dielën mbështetjen e tij të plotë për Netanyahun përmes një postimi në platformën...
Burimi:
javanews.al