Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme, rritja vjetore 3.5% – 4%
👁4079
Në Uashington, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB). Në këto mbledhje marrin pjesë ministrat e financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore, drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile. Në deklaratën për shtyp të Kryetarit të Komitetit Ndërkombëtar Monetar Financiar të FMN-së konstatohet se: “Ekonomia botërore ndodhet në një pikë kthese vendimtare. Pas disa viteve me shqetësime në rritje lidhur me tregtinë, presionet tregtare janë përshkallëzuar papritur, duke nxitur pasigurinë, paqëndrueshmërinë e tregut dhe rreziqet ndaj rritjes ekonomike...