Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) për Shqipërinë, ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe perspektivën pozitive të vendit. Guvernatori tha se, “ekonomia shqiptare mbetet në një trajektore të qëndrueshme zhvillimi”. “Rritja ekonomike 3,5% deri në 4% ka gjeneruar rritje të punësimit dhe të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit, ku inflacioni shënon 2%, borxhi publik dhe i jashtëm është në rënie dhe rezervat valutore në rritje”, u shpreh...
Burimi: Javanews.al