Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Seanca e fundit e parlamentit, sot deputetët votojnë ligjet e mbetura, kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator
Ditën e sotme parlamenti do të zhvillojë mbledhjen e fundit, duke mbyllur kështu legjislaturën e X. Ligjërisht deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin e tyre deri në 9 shtator, por nga java e ardhshme ata s’kanë më pushtet të miratojnë ligje. Seanca e sotme ka 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Ndërsa raportimi në kuvend i institucioneve të pavarura nga SPAK-u tek prokurori i përgjithshëm...