No Image Available

S’do t’ia fal kurrë atë që më ka bërë/ Çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes Rogert Sterkajt dhe Ledion Liços

Rogert Sterkaj i është rikthyer përplasjes me Ledion Liçon, duke pretenduar se mes tij dhe moderatorit të “Big Brother VIP Albania” ekziston një çështje e pazgjidhur. I ftuar në emisionin “Radar”, ish-banori i reality show-t foli për eksperiencën e tij në BBVA dhe raportin me Liçon. Sipas Sterkajt, moderatori nuk e ka dashur gjatë qëndrimit të tij në program. “Ledion Liço s’ka dashur me më pa me sy të ballit, ai ka bërë më keq”, deklaroi Rogerti. Por Sterkaj nuk u ndal me kaq. Ai pretendoi se Liço ka bërë ndaj tij diçka që nuk ka ndërmend t’ia falë. Ish-banori nuk tregoi se për çfarë episodi bëhet fjalë dhe tha se këtë çështje kërkon ta diskutojë drejtpërdrejt me moderatorin. “Ai ka pasur një diçka që...