“S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në e-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren! Gërmadhat do i kthejmë në forcë (VIDEO)

“S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në e-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren! Gërmadhat do i kthejmë në forcë (VIDEO)

Kryeministri Rama ka prezantuar sot dritaren “Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit gjatë 4 ditëve të fundit. Në një dalje në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shpjegoi se si do të funksionojë platforma si dhe shtoi se në terren do të jenë 10 grupe nga Tatimet për verifikimin e dëmeve teksa shprehu se ‘do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara’. “Dritarja Quhet dëmi im dhe këtu mund të regjistroheni duke future të dhënat, niptin, parashikimi i dëmit dhe pastaj do ngarkoni dokumentet që janë pamjet dhe çdo dokumentacion tjetër dhe pasi të bëjmë të gjithë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha...