Burimi:
Telesport.al

Scholes e thotë hapur: Amorim duket i zhgënjyer, ky Manchester United nuk bind askënd
👁12546
Emërimi i Rúben Amorim në stolin e Manchester United, zyrtarizuar më 11 nëntor, nuk ka sjellë ende përmbysjen e pritur. “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të vuajnë, siç u dëshmua edhe në barazimin 2-2 në fushën e Olympique Lyon, në çerekfinalen e parë të “Europa League”, me një gafë vendimtare nga André Onana, që kushtoi fitoren. Edhe pse trajneri portugez vazhdon të shfaqë optimizëm, duke deklaruar se “skuadra po përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje”, këto fjalë nuk kanë mjaftuar për ta qetësuar ambientin. Madje, një ikonë e klubit si Paul Scholes ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në mikrofonin e “TNT Sports”: “Sipas meje,...