Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sarandë, një prokurore kërcënohet brenda në zyrë nga dy gra
👁13063
Një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë është kanosur brenda zyrës së saj nga dy persona. Bëhet me dije se 2 gratë janë të afërme të një të miture, viktimë e një vepre penale të ndodhur pak ditë më parë në qytet. Dy të afërmet, të pakënaqura me vendimin, janë paraqitur në ambientet e institucionit dhe kanë kërkuar takim me prokuroren teksa kanë përdorur gjuhë fyese dhe e kanë kanosur atë brenda në zyrë. Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilat kanë shoqëruar dy të dyshuarat....