Sarandë/ Gjendet i pajetë në det turisti portugez, u zhduk një ditë më parë tek ‘Buka e Vivarit’

Sarandë/ Gjendet i pajetë në det turisti portugez, u zhduk një ditë më parë tek ‘Buka e Vivarit’

Policia Kufitare në Sarandë ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të turistit portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur më datë 27 korrik 2025 në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë në qytetin bregdetar, trupi i tij është gjetur në det, në afërsi të vendit ku ishte parë për herë të fundit. Ai do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të ketë ardhur si pasojë e mbytjes në det. Grupi...