Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten

Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.4 të Sarandës. Një burrë ka plagosur me thikë në bark bashkëshorten e tij, Miranda Budini. Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes. Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Burimi: Gijotina.com