Sarandë, ‘arrest shtëpie’ të dyshuarit për plagosje. Autori: Tentoi të më vidhte

Sarandë, ‘arrest shtëpie’ të dyshuarit për plagosje. Autori: Tentoi të më vidhte

Një tjetër plagosje është regjistruar pak ditë më parë në Sarandë, në një ngjarje të pa bërë publike, me një person të transportuar në spitalin e Traumës me plagë të rënda. Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në 16 shtator, ndërkohë që Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për autorin e dyshuar 5 ditë më parë, teksa viktima e sulmit rezulton i intubuar në Tiranë. Sipas burimeve, më datë 16.09.2026, nga patrulla Forcë e Posaçme ‘Shqiponja’, e planizuar me shërbim në zonën policore 1, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 16:25, është njoftuar salla e komandimit për një konflikt. Punonjësit e policisë kanë shkuar menjëherë dhe në afërsi të vendi të quajtur ‘Mandres e Pirove’ dhe kanë konstatuar disa shtetas, ku midis...