Sara Mila reagon ndaj video-montazheve: Balta e kazanit s’ma ndal dëshirën dhe përkushtimin për…!
Deputetja Sara Mila ka reaguar pas videomontazheve të publikuara në rrjetet sociale lidhur me bllokun e saj të shënimeve, ku ajo mban të dokumentuara problematikat dhe shqetësimet e banorëve të zonës së Papërit. Mila sqaron se në videon origjinale, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në platformat e saj sociale, blloku përmban shënime të mbajtura gjatë kontakteve me qytetarët. Sipas saj, në materialet e manipuluara që po qarkullojnë në rrjet, shënimet janë fshirë përmes përdorimit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale. Deputetja i cilëson autorët e këtyre videomontazheve si “luanë të tastierës”, duke theksuar se synimi i tyre është të zhvlerësojnë punën e saj pranë qytetarëve. “Balta e ‘kazanit’ s’ma ndal dëshirën dhe as përkushtimin për të punuar, siç kam bërë që ditën e parë...
Burimi:
javanews.al