Sanchez sfidon Trumpin dhe të djathtën ekstreme: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni

Sanchez sfidon Trumpin dhe të djathtën ekstreme: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka dërguar një mesazh të fortë politik në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 29 nëntorit, duke deklaruar se Spanja qeveriset nga vetë qytetarët e saj dhe jo nga fuqitë e huaja. Gjatë një aktiviteti elektoral në Tarragona, Sanchez u zotua se nuk do të lejojë që vendi të bëhet një pikë mbështetjeje për të djathtën ekstreme ndërkombëtare. “Më 29 nëntor, ne do t’u tregojmë atyre me votat tona se Spanja qeveriset nga Spanja, jo nga Uashingtoni, jo nga Tel Avivi, jo nga Buenos Aires, jo nga Moska, por nga Spanja”, deklaroi ai. Kryeministri shtoi se vendi nuk do të lejojë të shndërrohet në një bazë të së djathtës ekstreme ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, Sanchez mbrojti gjithashtu politikën e jashtme...