Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)
Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me këmbësorët pranë një stacioni autobusi dhe hyrjeje metroje në zonën e Hollywood-it Verior. Incidenti ndodhi rreth orës 05:55 pasdite sipas asaj lokale, në North Lankershim Avenue, në një kryqëzim të ngarkuar në zonë. Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles, një SUV i bardhë përplasi këmbësorët, duke vrarë tre persona. Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD) që mbërritën në vendngjarje zbuluan se tre viktimat kishin pësuar lëndime fatale dhe nuk mund të shpëtoheshin. Tre persona të tjerë u dërguan në spitalet e zonës në gjendje kritike, sipas Departamentit të Zjarrfikësve. Pamjet ajrore të transmetuara nga KCAL, filial i CNN, tregojnë SUV-in e...
Burimi:
javanews.al