Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Tirana mirëpret edicionin e 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore, një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në një videomesazh, tha sot se “ky takim i rëndësishëm mbledh ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare, për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore”. “Ndërkombëtarët janë këtu, UNESCO është këtu, në dialog të drejtpërdrejtë me institucionet tona, duke dëshmuar rëndësinë e sinergjisë dhe të angazhimit të përbashkët për trashëgiminë kulturore në përgjithësi. Dhe kjo ndodh ndërsa disa vazhdojnë të pretendojnë se trashëgimia në Shqipëri po shkatërrohet”, tha...