RAMA NXJERR ASIN PER BASHKINE/ PRAPASKENAT QE MUND TE VENDOSE FATIN POLITIK TE TIRANES
Kush do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2027? Kjo është një nga pyetjet që pritet të dominojë debatin politik në muajt e ardhshëm, ndërsa Edi Rama duhet të marrë një vendim me rëndësi të veçantë për të ardhmen e socialistëve në kryeqytet. Tirana nuk është thjesht një bashki tjetër në hartën administrative të Shqipërisë. Ajo është qendra më e madhe e vendit, ka peshë të jashtëzakonshme elektorale dhe përbën një nga betejat më të rëndësishme politike mes mazhorancës dhe opozitës. Për këtë arsye, zgjedhja e kandidatit socialist nuk është vetëm çështje e një emri që do të garojë për drejtimin e bashkisë. Është një vendim që lidhet me strategjinë e Edi Ramës, raportet brenda Partisë...
Burimi:
ntv.al