Samiti i urgjencës në “Palazzo Chigi”, qeveria italiane shqyrton masat ndaj kaosit urban dhe dhunës nga të miturit!

Samiti i urgjencës në “Palazzo Chigi”, qeveria italiane shqyrton masat ndaj kaosit urban dhe dhunës nga të miturit!

Samiti mbi rendin publik i thirrur në Palazzo Chigi nga Kryeministrja Giorgia Meloni, me pjesëmarrjen e ministrave të përfshirë, krerëve të forcave të rendit dhe inteligjencës, përfundoi pas rreth një ore e gjysmë. Ky takim erdhi si reagim i menjëhershëm ndaj zhvillimeve në terren, pasi “turma të të rinjve shkaktuan një valë të re dhune në zemër të Milanos”, çka nxiti diskutime dhe shqetësime të forta midis udhëheqësve kryesorë të koalicionit. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i strategjive për menaxhimin e shesheve, si dhe analiza e raporteve të inteligjencës mbi këtë fenomen. Siç u bë e ditur, synimi mbetet “vlerësimi i mjetevë të mëtejshme kundër atyre që shfrytëzojnë demonstratat legjitime për të mbjellë dhunë dhe kaos.” Në këtë kuadër, vëmendje e veçantë po...