Samiti i NATO-s, Begaj: Krenarë për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Samiti i NATO-s, Begaj: Krenarë për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Fjala e plotë e Presidentit Begaj:  Tridhjetë vjet më parë, pikërisht në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur një gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës. Historitë e dhimbshme njerëzore, konfliktet tragjike të së kaluarës dhe ato ende në zhvillim, na kujtojnë rëndësinë e paqes...
Burimi: Kohajone.com