Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët e kontinentit vijnë në Tiranë, zbulohet programi i plotë
👁3533
Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 Maj. Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë që sot për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama. Këtë të enjte, një ditë përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian vjen edhe kryeministri britanik Keir Starmer. Nga Tirana ai pritet të shpallë masa të mëtejshme për të penguar emigrimin e paligjshëm dhe për të goditur organizatat kriminale të përfshirë në trafikun e njerëzve drejt Britanisë së Madhe. Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara Muzeut Kombëtar për...