No Image Available

Samiti i G20 në Atlanta/ Rubio dhe Lavrov në të njëjtën tryezë, evropianët refuzojnë foton familjare

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hapur samitin e G20 në Atlanta të SHBA-së, ku pjesëmarrës është edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Takimi zhvillohet në një klimë tensionesh të larta gjeopolitike, me mosmarrëveshje për luftën në Ukrainë, situatën në Iran dhe rritjen e çmimeve të naftës. Samiti, që mbahet sot dhe nesër në shtetin e Xhorxhias, vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Ai synon gjithashtu të përgatisë terrenin për takimin e nivelit të lartë të G20, që Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të organizojë në mesin e dhjetorit në klubin e tij të golfit pranë Majamit, në Florida. Në fjalimin e hapjes, Rubio e cilësoi këtë periudhë si një “moment përcaktues” për botën, duke theksuar se...