Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane
Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane Nga Lutfi Dervishi Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë. Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide. Dhe nuk është ndonjë sekret. Institucione ndërkombëtare, organizata të shëndetit publik, raportimet e medias dhe të qytetarëve, të gjithë e kanë ngritur alarmin. Por çfarë bëjmë ne? Shtojmë dozën. Pse? Sepse i fusim një mendje të lehtë: “Hë mo, s’na gjen gjë!” Një mantrë kolektive, një justifikim i përbashkët për të helmuar tokën, trupin dhe fëmijët tanë. Pis fermer që përdor helme për të shtuar prodhimin, pis shtet që nuk kontrollon asgjë, pis konsumator që...