Sallat bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas! Qytetarët “braktisin” dëgjesat për “Territorialen”
foto ilustruese TIRANË- Propozimi i Partisë Socialiste për riorganizimine ri administrativo-territorial ka sjellë nisjen e dëgjesave publike në Qarkun e Elbasanit, të cilat janë zhvilluar me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve. Raportohet se takimet e parashikuara në Belsh, Cërrik dhe Prrenjas janë përballur me salla thuajse bosh. Në Belsh Këshilli Bashkiak kishte parashikuar 5 dëgjesa publike në qytet dhe në njësitë administrative Kajan, Grekan, Fierzë e Rrasë. Por, pavarësisht njoftimit që prej datës 10 gusht, raportohet se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë mjaft e ulët. Edhe në Prrenjas konsultimet janë zhvilluar me interes të ulët. Në Prrenjas janë zhvilluar vetëm dy mini-takime me pjesëmarrje mjaft të ulët. Në këto kushte, pritet që Këshilli Bashkiak i Belshit të mblidhet sërish për të miratuar një kalendar të dytë takimesh. Drafti i Partisë Socialiste...
Burimi:
zeri.ai