Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit
Masa arrest shtëpie që SPAK vendosi ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni ka sjellë reagimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ai rikthen akuzat e tij të mëparshme ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, duke theksuar se institucioni është përdorur për veprimtari në interes të krimit dhe për presione ndaj kundërshtarëve politikë, bizneseve dhe institucioneve. Salianji e cilëson situatën si një alarm për sigurinë kombëtare dhe informacionin e klasifikuar, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetim parlamentar dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Reagimi i Salianjit SHËRBIMI INFORMATIV I KRIMIT! Prej vitesh kam denoncuar emërimin e paligjshëm të Vlora Hysenit në krye të SHISH. Që nga ai moment, Shërbimi Informativ u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit. Një shërbim që duhej të mbrojë...
Burimi:
gijotina.com