SALIANJI: DO BEJ ÇMOS PER TA LARGUAR BERISHEN

SALIANJI: DO BEJ ÇMOS PER TA LARGUAR BERISHEN

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka ashpërsuar qëndrimin ndaj lidershipit të Sali Berishës, duke e akuzuar atë për refuzim të garës së brendshme dhe mungesë rezultatesh në zgjedhje. Salianji paralajmëroi se, nëse Partia Demokratike dështon në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të ndërmarrë lëvizje politike për të larguar Berishën nga drejtimi i partisë. Duke folur në emisionin Prime News24, Salianji rikujtoi se ai vetë ka hyrë në garë përmes votës, ndërsa vuri në pikëpyetje mënyrën se si funksionon demokracia e brendshme në PD. Sipas tij, mbështetja e deputetëve brenda grupit parlamentar ka ndryshuar në varësi të drejtuesit të partisë, duke sjellë si shembull periudhën kur Lulzim Basha ishte në krye të demokratëve. “Berisha thotë se nuk e lejon votën në këtë parti”, deklaroi Salianji, duke pretenduar...