Burimi:
Sot.com.al

Sali Berishës iu refuzohet hyrja në Parlamentin Europian, ja arsyeja që nuk mori pjesë në takimin e njoftuar
👁11146
Sali Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”. Aktiviteti fillonte në orën 14:00 sot, por Berisha nuk ishte në sallë. Organizatori ka publikuar foton me 16 pjesemarres por Berisha nuk duket aty. Eurodeputeti Arkadiusz Mularczyk ka shkruar pak më parë në X : “Sot bashkë-organizova një konferencë në Parlamentin Europian me grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë “Quo vadis, Shqipëri? Midis Demokracisë dhe Autoritarizmit”. Së bashku me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, Ryszard Czarnecki dhe Fredis Beleris nga PPE, diskutuam mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe shkeljen e...