No Image Available

Sali Berisha i kërcënoi me plumba dhe kafka të çara, socialistët nuk e duan në Kuvend për 10 ditë

Pas tensioneve të regjistruara gjatë seancës së sotme plenare, ku lideri demokrt bëri thirrje për dhunë ndaj socialistëve dhe deputetët e tij kthyen sallën e Kuvendit në një kaos të vërtetë, Partia Soicaliste kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. “Gjatë bllokimit të foltores së Kuvendit i është dhënë fjala deputetit Sali Berisha për procedurë. Gjatë fjalës së tij, duke mbajtur të bllokuar foltoren dhe jashtë parashikimeve të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, deputeti Sali Berisha përdori një fjalor joparlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen, shkelje këto të rënda të parashikuara në Nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit dhe të parashikuara në nenet 64 dhe 65 të Rregullores së...