Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant

Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka shpjeguar në emisionin “Ngjarja Kryesore” të gazetares Sonila Agostini përplasjen mes institucionit që ai drejton dhe Gjykatës Kushtetuese. I pyetur mbi pretendimet se Sadushi ka ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Sadushi u përgjigj se ai nuk ka “ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese apo të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese” “Unë kam pasur dhe kam detyrimin si kryetar i Gjykatës së Lartë si organ emërtese për të zgjidhur çështjen që i takon kësaj gjykate në drejtim të gjyqtarit që ajo emëron në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të themi tension, natyrisht ka një lloj qëndrimi të shprehur fillimisht po që sot, ne jemi tërësisht në një situatë tërësisht ndryshe, Gjykata Kushtetuese i dha të...