Sabajeta Peposhi: Më nuk lëviz dot… jetës tënde i kishin mbetur çastet e fundit…

Sabajeta Peposhi: Më nuk lëviz dot… jetës tënde i kishin mbetur çastet e fundit…

Nga Sabajeta Peposhi Hëna humbi në kupën e pafundme qiellore.Errësira e zezë pis u zhduk ngadalë, krejt pa zhurmë dhe shënoi fillimin e një ditë të re. Ndërsa ti flije pe një ëndërr që të frikësoi. Jetës tënde i kishin mbetur çastet e fundit dhe ti nise të flisje me zë të mekur. U zgjove i tensionuar. Zemra të rrihte fort nga trishtimi. Këtë herë nuk pe më ëndrra…Ndjeve ca therrje në zemër që ishin paralajmërueset e një sëmundjeje të tmerrshme e të pakapërcyeshme. Fillove të mendoje për jetën tënde. Çdo çast i saj të dukej me vlerë dhe i çmuar. Hija jote të frikësonte sepse të ngjante me një njeri që po binte në hendekun e thellë e të zi të vdekjes. Tani ti...