Sa tarifa do të paguajmë për transfertat me SEPA? Publikohet rregullorja nga Banka Qendrore

Sa tarifa do të paguajmë për transfertat me SEPA? Publikohet rregullorja nga Banka Qendrore

Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga momenti që shqiptarët do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa me SEPA, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar tarifat që do të zbatohen për çdo transaksion të realizuar përmes këtij sistemi. Sipas projektrregullores së publikuar nga Banka Qendrore, tarifat për pagesat hyrëse nuk duhet në asnjë rast të tejkalojnë vlerën e 3 eurove për transaksion. Për shembull, një emigrant që do t’i dërgojë para familjes së tij në Shqipëri përmes SEPA-s, nuk do të ketë më shumë se 3 euro tarifë për transfertë. Kjo vlen për çdo pagesë hyrëse në Shqipëri. Ndërkohë, tarifat për pagesat dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e pagesave kombëtare në euro, pra të pagesave në euro që procesohen përmes sistemit AIPS brenda Shqipërisë. Shqiptarët...