Sa nga legjendat greke kanë qenë të vërteta?

Sa nga legjendat greke kanë qenë të vërteta?

NGA: ARMAND D’ANGOUR Kultura dhe legjendat e Greqisë së lashtë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në gjuhën moderne të arsimit, politikës, filozofisë, artit dhe shkencës. Shembujt klasikë nga mijëra vite më parë vazhdojnë të përdoren edhe sot. Po cila ka qenë origjina e disa prej këtyre ideve? A ka pasur vërtetë një kalë të Trojës Historia e Kalit të Trojës përmendet për herë të parë tek Odiseja e Homerit, një këngë epike që mendohet të jetë shkruajtur rreth vitit 750 p.e.s., e cila përshkruan një periudhë pas Luftës së Trojës që mendohet të ketë ndodhur 500 vite përpara se të ishte shkruajtur kënga. Pasi rrethuan Trojën (Hisarliku i sotëm në Turqi) për 10 vite dhe pa sukses, ushtria greke nisi të largohet nga muret e...