Sa kushton Xavi Simons? Arsenali më në fund merr vesh shifrën që do Leipzig

Sa kushton Xavi Simons? Arsenali më në fund merr vesh shifrën që do Leipzig

20 Prill 2025 15:39 Telesport Xavi Simons do të largohet nga RB Leipzig në verën që po vjen. Endrra e tij është të luajë te Barcelona, por ky duket mision i pamundur, sepse për të nuk ka vend në “Camp Nou”. Destinacioni i tij i pritshëm është Arsenali. Klubi londinez ka shfaqur interes për mesfushorin holandez që në vitin e kaluar. Trajneri Arteta e pëlqen shumë. Fabrizio Romano raporton se Xavi Simons mund të ketë një shans të madh për t’u larguar nga klubi gjerman, i cili kërkon 75 milionë euro.
Burimi: Telesport.al