Sa ka kushtuar këshillimi i Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha për konsulentin e tij…

Sa ka kushtuar këshillimi i Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha për konsulentin e tij…

Kreu i PD-së, Sali Berisha i përgjigjet pyetjes jo shumë të panjohur tashmë në lidhje me konsulentin e tij, LaCivita. I pyetur sa ka kushtuar këshillimi i tij, Berisha përgjigjet: “Çdo pagesë do të depozitohet në kohën e duhur në komisionin qendror të zgjedhjeve siç kërkon ligji. LaCivita është personaliteti më i shquar në domenin elektoral që ka shkelur në Shqipëri. Unë e kuptoj kureshtjen tuaj, por kompani konsulence këtu ka pasur gjithnjë. Kontrata do të depozitohet sipas ligjit, është 100% transparente dhe e pastër”, përgjigjet ai.
Burimi: Sot.com.al