Russell beson te titulli: Ka mbetur edhe një e treta e kampionatit, gjithçka mund të ndodhë

Russell beson te titulli: Ka mbetur edhe një e treta e kampionatit, gjithçka mund të ndodhë

Piloti britanik i Mercedes, George Russell, duket se ka fituar një vetëbesim të madh pas fitores së tij dominuese në Baku dhe synon ta rihapë betejën për titullin kampion në Formula 1. Deri pak javë më parë, ai përsëriste se nuk po mendonte më për renditjen e kampionatit dhe se donte të përqendrohej vetëm te fitoret individuale në gara. Ai e konsideronte diferencën prej 81 pikësh me shokun e skuadrës Kimi Antonelli, praktikisht të pakapërcyeshme. Megjithatë, fitorja dominuese në Baku, kombinuar me vështirësitë e pilotit italian në kualifikuese, të cilat bënë që ai të mos renditej më lart se vendi i pestë në garë, duket se i ka rikthyer shpresat e mëdha pilotit të Mercedes. “Më parë, nuk ndihesha i aftë të luftoja për fitore...