Rusia zgjeron ushtrinë. Dekreti i radhës i Putin, 15.500 trupa shtesë –

Rusia zgjeron ushtrinë. Dekreti i radhës i Putin, 15.500 trupa shtesë –

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e përmasave të ushtrisë me 15 mijë e 500 trupa, për herë të katërt që nga fillimi i vitit. “Fuqia e forcave të armatosura ruse duhet të arrijë në 2 milionë e 441 mijë njësi, përfshirë 1 milion e 550 mijë e 500 personel ushtarak”, thotë dekreti. Më herët Putin nënshkroi dekrete të tilla në mars, qershor dhe korrik, duke bërë që përmes tyre ushtria ruse të rritej me 47 mijë e 860 ushtarë. Lideri rus nuk ka përmendur një arsye për vendimin e tij, por ai vjen në një kohë kur flitet për rritjen e humbjeve të trupave që po luftojnë në Ukrainë. Këtë vit, avancimi i trupave të Kremlinit në fushën e betejës...