Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë pretendimet se Moska po nxit protestat masive në qytetet e mëdha evropiane, duke i cilësuar ato si një “ekzagjerim të qartë”. Në një intervistë për transmetuesin rus VGTRK, të publikuar të dielën, Putin tha se ishte befasuar nga fakti që reagimet e para të disa qarqeve evropiane për protestat nuk u drejtuan kundër Rusisë, por kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, fillimisht u ngritën pretendime se zhvillimet në Evropë lidhen me politikat e administratës aktuale amerikane dhe mbështetjen që ajo u jep partive dhe lëvizjeve të djathta. Kreu i Kremlinit e cilësoi këtë reagim si të papritur, duke theksuar se nuk kishte pritur që udhëheqësit evropianë të kritikonin SHBA-të, të cilën e përshkroi si aleatin dhe...