Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie
Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie Rusia ka deklaruar se përfaqësuesit e vendeve europiane nuk do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave mbi luftën në Ukrainë, që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm në Abu Dhabi. Njoftimi u bë nga ndihmësi i presidentit rus për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, i cili theksoi se bisedimet e ardhshme do të zhvillohen në formatin trepalësh mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Sipas tij, data e takimit nuk është përcaktuar ende, megjithëse ekziston pritshmëria që ai të mbahet gjatë muajit nëntor. Në të njëjtën kohë, Kremlini ritheksoi qëndrimin e tij se çdo marrëveshje e mundshme paqeje duhet të përfshijë garanci të ndërsjella sigurie si për Rusinë...
Burimi:
javanews.al