Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

Kremlini ka paralajmëruar se do t’i drejtojë armët bërthamore ruse drejt Lituanisë nëse vendi baltik, anëtar i NATO-s dhe fqinj i Rusisë, vendos koka bërthamore nga arsenalet e aleatëve të tij në territorin e saj. “Nëse armët bërthamore vendosen në territorin lituanez dhe drejtohen kundër nesh, atëherë, në përputhje me rrethanat, territori i këtij vendi do të jetë në shënjestër të armëve tona bërthamore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov . Mbërritja e armëve bërthamore në Lituani do të ishte “një pikë kthese shumë serioze në aspektin e përshkallëzimit të tensioneve”, shtoi ai në një intervistë me televizionin shtetëror rus të publikuar sot. Lituania po lëviz për të hequr një ndalim kushtetues për ruajtjen e armëve bërthamore në territorin e saj, në një veprim që...