Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Athinë u shoqërua me një sërë marrëveshjesh dhe nismash që synojnë thellimin e partneritetit strategjik mes Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushat e mbrojtjes, sigurisë, energjisë dhe kulturës. Në qendër të vizitës ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit mes Forcave të Armatosura Greke dhe Gardës Kombëtare të Floridës. Marrëveshja u firmos në prani të ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio. Sipas mediave greke, ajo hap rrugën për aktivitete të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe zgjerim të bashkëpunimit në çështje të sigurisë dhe mbrojtjes. Po ashtu, SHBA dhe Greqia njoftuan një memorandum të ri bashkëpunimi për sigurinë kundër terrorizmit, ndërsa u riafirmua zbatimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ndërsjellë në...