Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Gjatë një takimi me zyrtarë të Azisë Qendrore në Uzbekistan, ai paralajmëroi se konflikti rrezikon të përhapet përtej dy vendeve. Duke folur për gazetarët në Samarkand, më 19 tetor, Rubio mbrojti përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvilluar negociata mes Moskës dhe Kievit. Ai pranoi se përparimi ka qenë i kufizuar, por tha se SHBA-ja mbetet e gatshme të shfrytëzojë çdo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. “Askush nuk po e fiton këtë luftë”, tha Rubio. “Njerëzit po vdesin çdo ditë. Çdo ditë ka shpërthime dhe shkatërrime”, tha ai. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do t’i...