Rubio i kërkon Serbisë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën

Rubio i kërkon Serbisë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç, të mërkurën në Uashington, ka kërkuar nga Serbia që t’i depërshkallëzojë tensionet me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinë, për të avancuar stabilitetin rajonal, rritjen ekonomike dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka njoftuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia janë pajtuar të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti, që i shërben qytetarëve dhe interesave të të dy vendeve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, i cili gjatë korrikut vizitoi disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Ndryshe,...