Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk është i sigurt nëse është i mundur përfundimi i luftës në Ukrainë përmes negociatave. Ndërkohë, zyrtarë evropianë i thanë Radios Evropa e Lirë se diplomati i lartë amerikan ka shprehur privatisht dyshime edhe për pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-ës, që do të mbahet në dhjetor në Majami. Zyrtarët evropianë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se Rubio u kishte shprehur privatisht homologëve perëndimorë dyshimet e tij për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në muajt e ardhshëm. Këto diskutime u zhvilluan gjatë takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të G20-ës në Atlanta, i cili përfundoi më 31 tetor. Deklaratat publike të Rubios në konferencën përmbyllëse për media ishin dukshëm të rezervuara....