Ruaje gjuhën si vendin tënd
Nga Fatmir Sulejmani Viteve të fundit është rritur shqetësimi për rrezikimin e gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar. Sipas albanologëve, rreziku vjen nga shumë anë, por, para së gjithash, nga prirja jonë levantine për të shfrytëzuar gjatë komunikimit fjalë/ shprehje të huaja, nga mungesa e kujdesit shtetëror dhe institucional, nga pakujdesia e atyre që duhet ta ruajnë atë nga bastardimi, nga ekspansioni/ ndikimi i gjuhëve të mëdha të botës, si puna e anglishtes a gjermanishtes, po dhe nga hegjemonizmi gjuhësor e kulturor i ca të tjerëve që na imponohet pandërprerë nëpërmjet medieve në shërbim të djallit… Në një emision special televiziv kushtuar tkurrjes shkallëzore të gjuhës sonë, u tha se, gazetarët, artistët, politikanët… flasin në masë të madhe me terma të huaj, kurse gjykatat shqiptare...
Burimi:
kultplus.com