Burimi:
Sot.com.al

‘RTSH të rriti mor zotni’, Osman Mula komenton propozimin e Shehajt: Televizioni publik, pjesë e kujtesës kombëtare
👁13660
Regjisori i njohur Osman Mula ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratës së kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili propozoi mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar, me argumentin se nuk ndiqet dhe shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e qytetarëve. Në një reagim të gjatë, Mula e cilësoi këtë propozim si një mungesë vlerësimi për trashëgiminë kulturore që ka ndërtuar RTSH për dekada me radhë. “Ai RTSH të rriti mor zotni,” shkruan Mula, duke përmendur festivalet, koncertet, dokumentarët, spektaklet, humorin dhe figurat historike që janë pasqyruar ndër vite nga ky institucion. Regjisori thekson se shumë nga...