Rrugorja e Gjirokastrës në “gjueti” të shoferëve të pabindur, radarë dhe dronë për t’i zbuluar! 4 të proceduar dhe 1441 gjoba në një javë
Policia Rrugore e Gjirokastrës njoftoi sot (1 shtator) se ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror. Gjatë periudhës 24-31 gusht, kontrollet kanë çuar në procedimin penal të 4 drejtuesve të mjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 18 leje drejtimi janë pezulluar. Në total, Policia Rrugore ka vendosur 1441 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Shkeljet më të shumta lidhen me tejkalimin e shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara. Konkretisht, janë vendosur 549 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 335 për parakalime të gabuara. Ndërkohë, 379 drejtues janë ndëshkuar për ndalim apo qëndrim të gabuar, 18 për...
Burimi:
javanews.al