Rruga e Durrësit në kaos/ Përplasje e ashpër polici-protestues, raportohen të lënduar. Prindërit: Po helmoni fëmijët me gaz
Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar edhe në këtë ditë të pestë të protestës studentore para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u janë drejtuar me tone të ashpra efektivëve të policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që protestojnë, si dhe për hedhjen e gazit. Një i ri ka treguar një plagë në trup, duke thënë se protestuesit po goditen me plumba gome nga ana e Policisë së Shtetit. “Po na gjuajnë me plumba gome”, është shprehur i riu, teksa ka treguar plagën e marrë gjatë tubimit dhe kjo po ndodh për herë të parë në këto ditë të trazirave që po ndodhin në Tiranë. Sakaq një studente është plagosur. Një pjesë e protestuesve është izoluar dhe po mbahet e bllokuar nga...
Burimi:
kohajone.com