Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 29 shtator 2026 në Vjenë në takimin e nivelit të lartë të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të formatit Slavkov, që përfshin Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi, i organizuar nga Ministrja federale e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer, u përqendrua në ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në forcimin e bashkëpunimit me vendet kandidate. Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se zgjerimi duhet të mbetet një proces i besueshëm, i bazuar në merita dhe me përfitime të prekshme për qytetarët në çdo fazë të tij. Duke folur për prioritetet e Shqipërisë, ai nënvizoi nevojën për një komunikim më të qartë...