Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me intensitet të lartë punimet! Infrastrukturë më e sigurt
Punimet për realizimin e projektit rrugor Berat–Ballaban po vijojnë me ritme të larta në të tre lotet dhe kanë hyrë në fazën përmbyllëse. Kryeministrit Edi Rama, teksa ka publikuar foto nga ky projekt, shkruan se pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore tashmë është përfunduar. Aktualisht, puna është përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike, vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, si dhe instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail). “Punimet për realizimin e projektit “Berat–Ballaban” po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse. Pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore është përfunduar Aktualisht po punohet për realizimin...
Burimi:
javanews.al