Rrota gjigante e Laxey-t hyn në një fazë të re konservimi, hiqet zyra e biletave e viteve ’80
Për më shumë se 170 vjet, Great Laxey Wheel ka qëndruar mbi fshatin Laxey në Ishullin e Manit, si një prej dëshmive më të veçanta të historisë industriale dhe inxhinierisë së shekullit XIX. E ndërtuar për të nxjerrë ujin nga minierat e dikurshme të plumbit dhe zinkut, kjo rrotë gjigante ujore po i nënshtrohet një faze të re punimesh, që synojnë ruajtjen e saj dhe përmirësimin e përvojës për vizitorët. Në kuadër të këtij projekti, do të hiqet zyra cilindrike e biletave, e ndërtuar në vitet 1980, e cila gjatë dekadave ka mirëpritur më shumë se një milion vizitorë. Ndërhyrja vjen pas hapjes së një qendre të re për vizitorët dhe dyqani në të njëjtin kompleks. Gjatë dimrit, Manx National Heritage do të përditësojë gjithashtu...
Burimi:
kultplus.com